Limaj: Të zgjidhet njëherë e përgjithmonë fati i të pagjeturve

27 prill 2018 | 13:40

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj më rastin e Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, i’u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që të japin maksimumin që të zbardhen rastet e të pagjeturve.

“Me rastin e Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, sot qëndrojmë afër familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. Kjo plagë, e cila vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjnë maksimumin dhe të pamundurën që të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i qytetarëve tanë të pagjetur”, ka shkruar Limaj në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se kryerësit e këtyrë krimeve duhet të ndëshkohen nga drejtësia.

“Serbia duhet të kuptojë se nuk mund t’i mbajë peng familjet e të pagjeturve dhe se autoritetet e Beogradit duhet ta pranojnë zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kryerësit e këtyre krimeve duhet të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Limaj.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova ka humbur në çerekfinale të Kampionatit Evropian për…