Limaj thirrje bashkëluftëtarëve: Bashkohuni e rreshtohuni me numrin 122 që t’ia japim vendit shpresën si dikur!
20 dhjetor 2025
| 15:34
Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, i’u ka bërë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve dhe shokëve të tij të luftës që t’i bashkohen numrit 122.
“Të dashur bashkëluftëtarë dhe ju shokët e mi të luftës prej ditëve të para e deri kur e kemi çliruar Kosovën nga ‘Malet e Berishës’ e deri tek ‘Bjeshkët e Pashtrikut’. Qindra-mijëra bashkëluftëtarë nga çdo cep i Kosovës dhe trojet shqiptare…unë e di, e kam parë me sytë e mi guximin tek ju, me ju kam bashkë-luftuar, me ju kam bashkëjetuar, me ju ju kam gëzuar fitoreve dhe me ju kemi qajt plagët e tona dhe shokët e rënë. Kosova ka nevojë për atë guxim e me i dhënë shpresë sikur dikur. Të dashur bashkëluftëtarë bashkohuni aty ku ju ju flen zemra, bashkohuni e rreshtohuni në numrin 122, t’ia japim atë shpresë” tha kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.



