Limaj tregon se çfarë bisedoi me Ramën
Në kundër të vizitës zyrtare në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar edhe me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Pas këtij takimi, Limaj ka thënë se është e domosdoshme që raportet Kosovë-Shqipëri të avancohen edhe më tutje.
“Sot zhvillova një takim vëllazëror me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama të cilin e urova për mandatin e tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë. Më kryeministrin Rama diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për gjendjen e krijuar tash e tetë ditë në veri të vendit. Është e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngritën në nivelin më të lartë të mundshëm. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat po kalon Kosova. Po ashtu, nga kryeministri Rama mora ftesë për një vizitë në Tiranë, të cilës do t’i përgjigjem pozitivisht më shumë kënaqësi”, ka thënë Limaj.



