
Limaj: U takuam me Osmanin, s’ka marrëveshje
26 korrik 2025
| 22:32
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, në hyrje të Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se sot është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Limaj ka treguar se kanë biseduar për çështjen e bllokadës.
I pyetur për detaje konkrete dhe për rezultatin e këtij takimi me Osmanin, Limaj ka thënë se “asgjë s’ka ndodhur”.
Kreu i NISMA-s tutje ka deklaruar se Osmani ka pyetur për atë se ku është situata dhe cilat janë gjasat, asgjë më shumë.
“Thjeshtë bashkëbisedim, u interesu ku jemi, gjasat cilat janë”, ka thënë Limaj.