
Limaj uron besimtarët islamë për muajin e Ramazanit
12 prill 2021
| 18:06
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Këtë urim Limaj e ka bërë përmes llogarisë së vet ne rrjetin social “Facebook”.
Të gjithë qytetarëve të besimit islam, urime fillimi i muajit të Shenjtë të Ramazanit, dita e parë e të cilit është nesër.
Në këtë muaj të shenjtë, uroj që mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë.
Agjërim të lehtë! FL