Limaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

14 qershor 2018 | 20:47

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Në prag të festës së Fitër Bajramit, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve myslimanë urime Festa e Fitër Bajramit!

Kjo festë vjen pas muajit të Shenjtë të Ramazanit, i cili është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit. Në këtë festë ndajmë përgëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin.

Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë fshatra të Kosovës ende kanë probleme me furnizim të…