
Limaj uron qytetarët për Vitin e Ri
31 dhjetor 2019
| 16:46
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për ndërrimin e moteve.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, ua uroj ndërrimin e moteve. Viti që po ikën ishte vit jo i lehtë dhe shumë sfidues. Uroj që Viti i Ri të sjellë në çdo familje shqiptare më shumë mirëqenie, shëndet dhe lumturi”.
“Në mënyrë të veçantë uroj të gjithë ata që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës! Gëzuar 2020!Qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.