Limaj uron shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe

14 mars 2018 | 20:26

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe.

Limaj  ka thënë se miratimi i këtij ligji hap një perspektive të re dhe kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e këtij ligji, i cili sipas Limajt derivon nga Marrëveshja e Ohrit.

Postimi i plotë i Limajt:

Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë, padyshim se është lajmi më i mirë që mund të vijë nga shteti ynë fqinjë.
Miratimi i këtij ligji hap një perspektive të re dhe kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet.
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Maqedonisë që ia dhanë dritën jeshile këtij ligji, i cili derivon nga Marrëveshja e Ohrit.
Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi e ka shtuar epërsinë ndaj Napolit në katër pikë,…