Limaj viziton bizneset e prekura në Malishevë nga vërshimet, premton ndihmën e shtetit

11 janar 2021 | 16:49

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë ka vizituar komunën e Malishevës dhe bizneset e prekura nga vërshimet ditëve të fundit ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga këto vërshime.

Limaj ka thënë se kjo komunë llogaritet një nga komunat më të goditura nga vërshimet, por ka thënë që fatmirësisht nuk ka asnjë dëm njerëzor.
Lideri i Nismës ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’u ndihmoj qytetarëve dhe bizneseve në Malishevë përmes fondit emergjent.

“Komuna ka krijuar komisionin dhe shpejt do të llogarisë dëmet shkaktuar bizneseve në Malishevë dhe në respekt të procedurës ata do të mbështeten për këto dëme. Qeveria ka përgatitur një fond emergjent dhe atje do të kërkojmë të ndihmohen sa më shpejt ekonomitë familjare e bujqësore për dëmet nga vërshimet”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Më tutje, ai ka thënë se Kosova dhe Malisheva ka kaluar një vit shuë të rëndë nga pandemia dhe ashtu kështu bizneset kanë qenë të goditura kanë pësuar dëme dhe kjo e ka renduar.

Limaj ka thënë se shumë shpejt do të fillohet me sanimin e dëmeve.

Krejt në fundi, ai i ka shprehur mirënjohje e falënderim udhëheqjes komunale për menaxhimin e kësaj situatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raporton dhe sqaron…