
Limaj viziton Malishevën pas vërshimeve
11 janar 2021
| 16:07
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar të hënën Komunën e Malishevës, për të parë nga afër gjendjen në këtë komunë, e cila është prekur nga vërshimet.
Gjatë kësaj vizite, Limaj është pritur në takim nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Gjendja në Malisheva vazhdon ta jetë e rënduar si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.