
Limaj: Votat e Nismës janë të pamjaftueshme për të ndërtuar një shumicë qeveritare
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të seancës së 52-të konstituive.
Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim që do të sqarojë situatën dhe rrugën që duhet ndjekur.
“Kjo seancë u mbajt pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e një masa të përkohshme që gjykata do ta aplikojë nga data 27. Tani më, nëse shihni kërkesat, ka vërshim të kërkesave si nga deputetët si nga presidentja, për të sqaruar një herë e mirë një situatë të tillë, për ta bërë më të thjeshtë themelimin e organeve shtetërore. Unë besoj që Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin që do të dalë shpejt, përfundimisht do ta sqarojë pasojat juridike dhe rrugën që duhet ndjekur”, ka thënë Limaj.
Ndër të tjera, ai ka thënë se për të nuk ka qenë asnjëherë temë kryetari i Kuvendit.
Limaj ka thënë se nuk ka vota për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, duke demantuar kështu fjalët e deputeti Albin Kurtit, që i ka votat për qeverinë.