
Limaj: Vushtrria ka rastin që për herë të parë të udhëhiqet nga një grua kryetare
Kryetari i Nisma Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj ka qëndruar në Vushtrri për t’i dhënë mbështetje kandidates për kryetare, Xhevahire Izmakut dhe asamblistit Kushtrim Veseli.
Njoftimi i plotë i Limajt:
Së bashku me kandidaten për kryetare të Vushtrrisë, znj. Xhevahire Izmaku, ishim në tubimin e mbajtur në lagjen e kandidatit tonë për kuvendin komunal, Kushtrim Veseli!
Pritja nga banorët është dëshmi se ndryshimi i shumëpritur në Vushtrri po vjen me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve.
Vushtrria ka rastin që për herë të parë të udhëhiqet nga një grua kryetare, një intelektuale me përvojë të gjatë, e cila e njeh funksionimin e komunës dhe politikën nacionale.
Znj. Izmaku dhe ekipi i saj janë garancë për një qeverisje të mirë, për përmirësim të infrastrukturës, arsim cilësor, shëndetësi funksionale, mbështetje për të rinjtë dhe gratë, dhe për zgjidhje konkrete për çdo çështje që e preokupon qytetarin e Vushtrrisë.
#PërjetëKosova186
#NISMASocialdemokrate