Limaj: VV–LDK–Nisma do të ishte koalicion i mirë për të nxjerr Kosovën nga kriza

26 maj 2025 | 22:53

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se do të ishte i gatshëm të jetë opozitë.

Ai në “Pressing” të T7, tha se s’ka interesim për të qenë pjesë e qeverisë.

Por, Limaj tha se nëse do të ishte një koalicion VV e LDK, atëherë përgjegjësia do të shkonte sipas shkallës së votës, edhe për NISMA.

“Nëse nuk pajtohesh me Qeverinë e kaluar katër-vjeçare, nëse nuk ka alternativë tjetër, unë mendoj që duhet me shku me kërku një koalicion partitë e mëdha. Ne nuk kemi parë shenja të tilla për koalicion të opozitës, por nëse ka ne jemi këtu. Nuk është e lehtë, por jo e pamundur”.

“Parimisht Kosova duhet ta ketë një shumicë parlamentare, por edhe një opozitë. Unë jam i gatshëm me qenë opozitë, më shumë jap kontribut si opozitë sesa të qenurit në shumicë. Do të ishte e mirë një koalicion VV – LDK – NISMA, dalë vendi nga krizë, ecin institucionet. Do të ishte koalicion i mirë”, ka thënë Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari  i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se çka…