Limaj: Zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Kuvendin e Kosovës

07 shkurt 2021 | 14:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet e shumta me mbështetësit e tij nëpër fshatrat e Malishevës.

Limaj mbrëmë në takimin që ka zhvilluar me përkrahësit e Nismës në fshatrat e Malishevës.

Ai ka thënë se, kauza për çlirimtarët po merr mbështetje të madhe.

“Kauza jonë ‘Me Çlirimtarët’ mbrëmë mori mbështetje të jashtëzakonshme në fshatrat Mirushë, Burim dhe Carrallukë të Malishevës”, ka thënë Limaj.

Limaj është shprehur tejet mirënjohësndaj  bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të rinj të këtyre fshatrave që janë rreshtuar fuqishëm krah frymës së Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Falë kontributit të madh që qytetarë të shumtë anekënd vendit po i japin Nismës Socialdemokrate, pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”, është shprehur Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin Xhonston të shtetit të Ajovas në ShBA është…