Limaj: Zgjedhja e Rashiqit, antikushtetuese

10 tetor 2025 | 13:19

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb është antikushtetuese.

Limaj ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i shpallur sot nga kryetari Dimal Basha është antikushtetues.

“Kjo çka ka ndodhur sot është tërësisht antikushtetuese, zgjedhja e nënkryetarit është anti-kushtetues. Aktgjykimi i fundit tërësisht e specifikon se nënkryetari serb vjen nga propozimi i shumicës serbe. Praktikisht, sot shumica shqiptare e ka zgjedhur sot nënkryetarin e pakicës serbe”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se nuk do të hyjë në negociata me askënd për formimin e qeverisë derisa të ketë qartësi rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së Rashiqit. / Klan Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…