Limaj zotohet se do t’i marrë parasysh kërkesat e SBAShK-ut

24 tetor 2018 | 16:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kanë pritur në takim përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Limaj i ka inkurajuar përfaqësuesit e SBAShK-ut që të jenë pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve këshillëdhënëse dhe hartimit të strategjive në funksion të përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë.

Ndërsa ministri Bytyqi, ka thënë se do të trajtojë çdo kërkesë që vjen nga SBAShK-u.

Bytyqi ka thënë se ministria të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet.

Limaj dhe Bytyqi janë zotuar se do t’i marrin parasysh kërkesat e SBASHK-ut dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Në anën tjetër, Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut ka ngritur disa shqetësimet lidhur me Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta dhe Projektligjin për pagat, për të cilin ka thënë se është diskriminues për mësimdhënësit.

Ai ka kërkuar ndihmën e Qeverisë që gjatë shqyrtimit në Kuvend të këtij projektligji të merren parasysh kërkesat e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka takuar në…