Lindi 368 gramë, mbijeton mrekullisht foshnja

23 tetor 2019 | 10:51

Një foshnje që lindi rreth 368 gramë ka mbijetuar mrekullisht. Kallie Bender lindi para kohe dhe ishte vetëm 25 javëshe.

Ajo ishe aq e vogël saqë unaza e martesës së babait të saj i qëndronte si një byzylyk i madh në dorë.

Por Kallie sfidoi çdo shans, pasi mjekët u thanë prindërve, Ebonie e Dameon, se ajo mund të mos mbijetonte. Dhe pesë muaj pas lindjes, vajza është nxjerrë nga spitali të hënën.

Ajo tani peshon 3.1 kg. Mjekët thonë se vogëlushja tani po ‘lulëzon’ pasi qëndroi në kujdes intensiv për 21 javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Ndershmëria e votimit dhe hajnia…