Lindi në mal, u vra në shtëpi, foshnja 6-muajshe nga Pokleku i Vjetër

18 prill 2024 | 08:27

Leutrim Carraku ishte në mesin e 53 shqiptarëve që atë ditë ndodhej në shtëpinë e familjes Muçolli në Poklek.

Të shtunën me shi të asaj pranvere, familjen e tij, atë Elshani, Caraku dhe Hoxha, forcat serbe i kthyen me dhunë nga Drenasi.

Por, kur menduan se i shpëtuan më së keqes, dy policë serbë hynë në oborrin e asaj shtëpie.

Këta fillimisht i nxorën dhe i ekzekutuan dy kryefamiljarët, Sinan Muçollin dhe Ymer Elshanin.

Veprimi i nënave dha efektin e vet.

Leutrimi 9-vjeçar, humbi vetëdijen, por jo dhe jetën. Por, këtë fat nuk e pati vëllai i tij.

“Në ato momente mua me ka humb vetëdija pak. Pastaj, mu ka kthye vetëdija dhe e hapsha njërin sy pak, pajsha t’u gjuajt me kallash derisa kam menduar që i ka mbytur krejt. Unë e kisha pasur kryet e vëllait këtu, ishte i qëlluar në kokë. Më ka mbuluar gjaku i tij. I nijsha veç gëzhojat e plumbave që binin mbi mua”, tregoi tutje Leotrimi.

Në këtë masakër, nga 53 të vrarët, 23 ishin fëmijë.

Në mesin e tyre ishte edhe foshnja gjashtëmuajshe Lirie Muçolli.

Babai i saj, Qamili, tregon për shpresën që e kishin kur ia vendosen këtë emër.

“Liria ka qenë vajza ime, ka lindur në mal edhe gjithsej jetë i ka pasur gjashtë muaj dhe falë gjakut të saj e gëzojmë lirinë. Emrin ia kemi vendos Lirie, por lirinë nuk e gëzoi”, tregoi babai i Liries, Qamil Muçolli.

Forcat serbe nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen e 53 shqiptarëve.

Ata u kthyen dhe i dogjën kufomat, si dhe gjithë shtëpinë e familjes Muçolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra autobusë të Kosovës me qindra udhëtarë që po udhëtonin…