Lindja dhe perëndimi i Punkut

09 janar 2022 | 08:49

Incizimet e mëposhtme janë si kapsulë kohore që shfaqin muzikën dhe modën që përfshiu Britaninë e Madhe në kohën kur “sundonte” Punku – ideologjia që vinte gjithçka në pikëpyetje, transmeton Telegrafi.

Punku shpërtheu në rrugët e Londrës, si një fitil, në verën e vitit 1976. Menjëherë kjo muzikë dhe krijuesit e saj nxitën filmbërësit. Një nga ta të parët dokumentar që flet për këtë lëvizje është “The Punk Kebab”, ku shfaqet Shane MacGowan dhe anëtarët e grupit “The Nipple Erectors” dhe “The Maniacs”.

Një nga dokumentuesit e skenës Punk ishte Phil Munnoch, i njohur si Captain Zip. Me kamerën Super 8, realizon një film për jetën e pankerëve në Londrën e viteve 1978.

Punku ndryshoi edhe mënyrën e veshjes e në këtë ndikoi edhe lokali legjendar i hapur nga Vivienne Westwood dhe Malcolm McLaren. Ky lokal dhe veshja që proklamonte, po ashtu është dokumentuar nga Captain Zip.

Regjisori Julien Temple kishte miqësi me anëtarët e grupit Sex Pistols dhe ai e bëri filmin e parë dokumentar dhe mokumentarin  e parë për ta.

Ndërkaq, “Punk Can Take It” shfaq liderin ekscentrik të grupit Tenpole Tudor, Edward Tudor-Pole, dhe “apatinë për Anglinë stagnuese”. Narracioni lexohej nga komentatori John Snagge, që ka dhënë lajmet për invadimin në Normandi.

Në fillim të vitit 1980, muzika Punk ballafaqohej me muzikën pop, elektronike dhe ska. Por, Punku nuk dorëzohej dhe dëshmi për këtë është edhe realizimi i filmit “Knights Electric” me muzikën e realizuar nga Madness, John Foxx, The Pretenders, Blondie etj.

Ndërkaq, dokumentari “The Destructors” për grupin me të njëjtin e emër, në një mënyrë tregon se ditët e famshme të Punkut veçse kanë perënduar. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 1955, shkrimtari i madh francez Albert Camus, ka…