Linjë e re e autobusëve Prishtinë – ANP “Adem Jashari”

24 janar 2019 | 13:26

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për jetësimin e linjës së autobusëve Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe anasjelltas.

I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, me rastin e ceremonisë së nënshkrimit, ka thënë se kjo marrëveshje shkon në shërbim të qytetarëve dhe pasagjerëve të Aeroportit të Prishtinës.

Ai ka shtuar se edhe projekte tjera do të implementohen në Prishtinë, në mënyrë që kryeqyteti ta ndjejë mbështetjen e MIT.

Ndërsa kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, duke e falënderuar ministrinë për gatishmërinë e treguar për t’i dalë në përkrahje Prishtinës, jo vetëm në këtë projekt por edhe të tjera, ka thënë se ky shërbim që do të realizohet nëpërmjet autobusëve të rinj të “Trafikut Urban”, i ka munguar Prishtinës padrejtësisht për kohë të gjatë.

Për këtë projekt do të formohet një komision i përbashkët, i cili do të caktojë orarin e qarkullimit dhe çmimoren për pasagjerët që udhëtojnë në këtë linjë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në Prishtinë të mos përsëritet…