Lionel Messi shpallet MVP i MLS-së pas sezonit historik me Inter Miami

07 dhjetor 2025 | 14:08

Lionel Messi është shpallur MVP i sezonit në MLS pas një performancë të jashtëzakonshme me Inter Miami.

Ai realizoi 43 gola dhe dha 26 asistime, duke ndihmuar skuadrën të fitojë MLS Cup.

Gjatë kohës së tij te Inter Miami, Messi ka luajtur 88 ndeshje, ka shënuar 77 gola dhe ka dhënë 42 asistime, duke kontribuar në total me 119 gola dhe asistime.

Ai gjithashtu ka fituar Leagues Cup, MLS Supporters Shield dhe MLS Eastern Conference Cup, duke e konsoliduar statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori të klubit dhe ligës amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward Joseph, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Johns Hopkins për…