Lionel Messit i vdes shoku i ngushtë
24 nëntor 2025
| 16:40
Një humbje e madhe për të gjithë futbollin argjentinas.
Faqja zyrtare e Lionel Messit në në “Instagram” ka publikuar një lamtumirë të përzemërt për Omar Souton, trajnerin 73-vjeçar të ekipit kombëtar të Argjentinës, i cili ka ndërruar jetë.
“Ti ishe gjithmonë pranë meje dhe u bëre njeriu që hapi rrugën që AFA të më kushtonte vëmendje. Një njeri i madh, i pamundur për t’u harruar për të gjithë ne që kemi fatin të kemi qenë pjesë e ekipit kombëtar. Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë. Nuk do të të harrojmë kurrë, Omar. Pusho në paqe”, ka shkruar Leo Messi.



