Liri për çlirimtarët, jo konfuzion!

22 gusht 2025 | 15:52

Shkruan: Hisen Berisha 

(Lista e zezë e SHBA-së nuk lidhet me Dhomat Speciale të Kosovës në Hagë. Është ICC-ja në shënjestër, jo Dhomat Speciale)

Vendimi i administratës Trump për të futur në “listën e zezë” të sanksioneve amerikane gjyqtarë, prokurorë dhe vet institucionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Këto masa, të nënshkruara përmes një urdhri ekzekutiv, i bllokojnë pasuritë e zyrtarëve të ICC-së në SHBA dhe u ndalojnë atyre hyrjen në territorin amerikan.
Kurse interpretimi i këtij vendimi dhe veprimeve juridike të mëhershme të administratës amerikane, nga të gjithë në Kosovë po krijojnë konfuzitet të padrejtë.

Sipas Uashingtonit, arsyetimi qëndron në faktin se ICC po heton krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të pretenduara ndaj shtetasve amerikanë dhe izraelitë, përfshirë hetimet që prekin Kryeministrin e Izraelit dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për veprimet në Gaza dhe territoret palestineze.

Por një pyetje që lind edhe në opinionin publik shqiptar është kjo: A janë përfshirë në këtë listë gjyqtarët dhe prokurorët e Dhomave të Specializuara për Kosovën, të themeluara nga Kuvendi i Kosovës dhe që veprojnë në Hagë, apo ky vendim prek vetëm ICC-në?

Përgjigja është e qartë: sanksionet nuk kanë të bëjnë aspak me Dhomat e Specializuara për Kosovën.
Administrata Trump ka targetuar ekskluzivisht Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila është një institucion ndërkombëtar i krijuar mbi bazën e Statutit të Romës, dhe që ka mandat global për të gjykuar krimet më të rënda ndërkombëtare – krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërsa Dhomat e Specializuara për Kosovën janë një mekanizëm i veçantë, i themeluar me ligj nga Kuvendi i Kosovës dhe i integruar në sistemin juridik të Kosovës.
Ato nuk janë pjesë e ICC-së, por funksionojnë si gjykatë hibride (kosovare me seli në Hagë) dhe merren vetëm me rastet që lidhen me pretendimet për “krime të kryera gjatë dhe pas luftës” së Kosovës.

Për këtë arsye, lista e zezë e SHBA-së nuk përfshin gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e Dhomave të Specializuara për Kosovën, por vetëm zyrtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Ky dallim është thelbësor për të mos krijuar konfuzion në opinionin publik. Ndërsa, Trump sfidon hapur ICC-në dhe autoritetin e saj mbi shtetasit amerikanë dhe izraelitë, SHBA vazhdon të mbështesë Dhomat e Specializuara për Kosovën si pjesë e kornizës ligjore që “vetë Kosova ka themeluar”.

Koincidenca që disa gjyqtarë dhe prokurorë që kanë operuar ose ende operojnë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë qenë të angazhuar edhe në nisma penalizuese ndaj zyrtarëve amerikanë apo izraelitë, siç është rasti me z. Smith dhe z. Guillou, ka shkaktuar konfuzion në opinionin publik. Megjithatë, duhet bërë e qartë se sanksionimi në listën e zezë nuk lidhet me Dhomat Speciale, por me angazhimin e këtyre individëve në procesin juridik të ICC.

Një tjetër çështje që meriton vëmendje është thirrja për protestë në Hagë më 14 shtator 2025, me moton: “Liri për çlirimtarët!”. Kjo protestë duhet të shihet si pjesë e mobilizimit qytetar mbarëkombëtar për të kërkuar drejtësi të barabartë.

Sugjerimi im për të gjithë bashkëluftëtarët dhe qytetarët, si nga vendi ashtu edhe nga diaspora, është që protestat të organizohen gjithashtu edhe para dy institucioneve kyçe: Këshillit të Evropës dhe Kuvendit të Kosovës.
Pse para këtyre institucioneve? Kuvendi i Kosovës është themeluesi i këtyre Dhomave Speciale. Kurse Këshilli i Evropës, sepse me ligjin për Dhomat Speciale, kompetencën për të konstatuar përfundimin e punës së këtyre dhomave e ka vetë Këshilli i Evropës.
Kërkesa kryesore ndaj tyre duhet të jetë e qartë: amendamentimi i ligjit për Dhomat Speciale, në pjesën që ka të bëjë me dëshmitë dhe provat e ofruara nga shërbimi sekret serb, prokuroria serbe dhe ajo ruse, si o ndërtuar baza ligjore e funksionimit të këtyre Dhomave.

Një tjetër hap konkret që duhet ndërmarrë është organizimi i një peticioni që mbështet lirimin e liderëve të UÇK.
Meqenëse procesi gjyqësor është tashmë në fazën e ofrimit të dëshmive nga mbrojtja, ky peticion me nënshkrime do të shërbente si një akt solidariteti dhe mbështetjeje të drejtpërdrejtë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli është gati të nisë mbrojtjen e titullit kampion nesër…