Liri sot për presidentin, nesër jemi vonë

07 gusht 2025 | 12:45

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë sot një protestë në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00 në kundërshtim të padrejtësive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente të Serbisë po përdoren nga Gjykata Speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë thirrje për protestë masive.

Ai ka shkruar në “Facebook” se: “O sot o kurrë aty për Kosovën tonë në shesh tek Gjergji jonë”.

“O sot o kurrë aty për Kosovën tonë në shesh tek Gjergji jonë! Presidenti Thaçi i harruar në drejtësinë e kontrabanduar! Liri sot për presidentin, nesër jemi vonë! Nga sot një popull në këmbë për drejtësi deri në lirimin e të gjithë heronjve tanë te kindapuar politikisht në Hagë! Drejtësia duhet të triumfoj bashkë me presidentin tonë të lirë”, ka shkruar Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astrit Thaqi është futbollisti më i ri i skuadrës së…