
Liria e Kosovës ka emrin Hashim, i lidhur me Amerikën si ashti me mish
Nga Sali Bislimi
-Jemi hy në luftë për paqen
Imagjinata e kësaj Gjykate Speciale, e ndërtuar mbi fantazma, do të bjerë sikur ajo super imagjinatë e Dick Martit!
Miq të mi, të dashur Dardanë,
Nuk xhelozohen Gjergj Kastrioti, as Ismail Qemajli, as Hashim Thaçi; këta janë vetëm për t’u admiruar, sepse siç tha Rubini: «Çka ka Hashimi, nuk kanë të tjerët.»
Gjykata Speciale është themeluar nga tradhtarët, nga xhelozët, nga njerëzit që nuk donin lirinë e Kosovës. Ishte koha të lindte Kosova; nuk ishin titistët, as Millosheviqët që mund ta ndalonin djalin nga Buroja të zbret në Prishtinë për t’i thënë Millosheviqit: «Mbaroi koha jote» dhe gjithëve atyre që të duan në Kosovë.
Tre ditë në gjykatë nuk ma ndaluan pinzin e UÇK-së. Presidenti Thaçi sot më bën me 👍. Atje brenda takova njerëz që kishin dëgjuar emrin tim. Zonja Griep më merr me fjalë të mira: «Mirë se erdhe!» Një tjetër finlandeze më shoqëron me fjalë të mira. Bisedonim herë pas here në pauzat e shkurtëra, ju tregoja për punën time, unë për presidentin që është viktimë e kësaj gjykate. Sigurimi në çdo cep ku ishin më përshëndetnin me simpati, me dorë në zemër.
Një gazetare italiane, e cila përcillte gjykimin për një medium evropian, e ftova për një kafe jashtë mureve të gjykatës. Biseduam shumë për t’u kuptuar më mirë se Hashimi, Kadria, Baci Jakupi dhe Rexha janë njerëzit më perëndimorë që ka Kosova.
Kur më pyeti se kush më financon për punën time, iu përgjigja: askush, ndaj edhe buken e fëmijëve të mi e jap për të kontribuar për atdheun tim.
Nëse është kështu, vërtet jeni i rrallë.
Kisha përshtypjen që ata që mbrojnë atdheun dhe heronjtë e vendit të tyre kanë respektin e të gjithëve.
Lexoja në sytë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve njerëz me vlera profesionale — apo më dukeshin të tillë, sepse kishin përballë Rubinin. Unë do të kisha guximin të hyja në sallë dhe t’u thoja: “Ma lironi Hashimin.”
Lindi pytja: “Po kush ju pruni këtu, ore?” Përgjigjjen e kisha unë: O ata njerëz të poshtër që ka vendi juaj, bashkë me serbin, rusin, turkun, arabin, duke ndërtuar minare për luftë me Perëndimin. Idiotë, tradhëtarë, rrëncë e të gjithëve bashkë, për ta promovuar politikën e gjenocidit ndaj armiqve tuaj që me shekuj ka bartur vendi ynë.
Me një moment m’u kujtua mixha im, i cili ishte mbetur i vetmuar në shtëpi me bagëti. Erdhën barbarët e Arkanit dhe dogjën tri shtëpi. UÇK-ja mbeti pa bukë, duke përjetuar intervenimet e NATO-s për pak shpresë. E sot, këta armiq të popullit shqiptar fantazojnë se po bëjnë praktikën në ndonjë mal me spital modern për trafikim të qenieve njerëzore. O Zot, qelu tokë!
Unë po kthehem nga Amsterdam me shpresën që Zoti është me ne, bashkë me Amerikën, dhe do të fitojmë edhe këtë betejë së shpejti, sikur lirinë e vonuar të Kosovës! 🇦🇱🇽🇰🇮🇱🇺🇸