
“LIRIA KA EMËR”: Edi Rama shpërndan videon ku James Rubin goditi Prokurorinë në Hagë
16 shtator 2025
| 18:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një pjesë nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ku kritikon Prokurorinë Speciale për për mënyrën e trajtimit të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
“LIRIA KA ËMËR 🇦🇱❤️🇽🇰
“Fakti që i akuzuari ka qenë në burg për pesë vjet pasi vullnetarisht iu vetëofrua Gjykatës në një kohë kur ishte gati të bënte një marrëveshje paqe me udhëheqësin serb, më shqetësoi. Që politika të ndërhyjë në sundimin e ligjit – kjo më shqetëson. Më shqetëson që ai do të ishte në burg për pesë vjet para se çështja mund të fillonte.”