“Liria ka emër” falënderon artistët e Ferizajt për mbështetjen e marshit “Drejtësi, jo politikë”
01 shkurt 2026
| 20:33
Nisma “Liria ka emër” ka falënderuar artistët e Ferizajt për mbështetjen ndaj marshit “Drejtësi, jo politikë”.
Në një takim të mbajtur në Galerinë e Arteve në Ferizaj, përfaqësues të nismës dhe artistë të njohur diskutuan për lirinë, Kosovën dhe nevojën e patjetërsueshme për drejtësi.
Nga kjo nismë është bërë thirrje që më 17 shkurt, në Prishtinë, qytetarët të bashkohen në marshin e paralajmëruar.



