“Liria ka emër” mban konferencë për shtyp

21 janar 2026 | 08:22

Platforma “Liria ka emër” ka ftuar konferencë për shtyp.

Konferenca është njoftuar të fillojë në orën 13:30.

Teksa shkasi i kësaj konference nuk është bërë i ditur, kujtojmë se kjo platformë njihet për organizimet në kërkim të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Nga ana tjetër, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është duke shkuar drejt fundit.

Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte vera e vitit 2019, gusht për të qenë më…