“Liria ka emër, UÇK”, Veliaj i bashkohet nismës në mbështetje të luftës çlirimtare

22 nëntor 2020 | 12:01

“Liria ka emër, UÇK” është një ndër nismat që është kthyer në virale në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK-së që janë thirrur në Hagë.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ka pritur në zyrën e tij, bashkë me Pandeli Majkon, disa prej organizatorëve të saj, si Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha.

Veliaj ka theksuar se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri.

“Me shoqen time të mirë Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha, e Pandi Majko, i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Liria e pavarësia ishin ideali i vetëm i luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. #LIRIAKAEMËR e ky emër është gravurë në gjakun e mijëra të rënëve për liri e të gjallëve që e çuan në vend amanetin”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e vet në “Faebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
European School Survey Project on Alcohol and Other Druges, ka…