Liria mposhti Ulpianën, siguron barazhin e Superligës

27 maj 2023 | 17:06

Liria ka fituar në barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës me rezultat 3-1. Skuadra prizrenase ka mposhtur bindshëm, Ulpianën dhe tash do të kërkojë Superligën përmes barazhit.

Në barazhin e Superligës, Liria do të luajë me Trepçën ’89 ose Ferizajn dy skuadra këto që bëjnë gara në Superligë por njëra nga to do ta humb direkt garën për elitë e tjetra do të luajë në barazh.

Kundërshtari i lirë do të mësohet nesër kur edhe zhvillohen gjitha ndeshjet e javës së fundit në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarjet e djeshme me tensione në Veri të vendit çoi…