Liria ndahet me Klodian Duron

24 shtator 2025 | 14:27

Klubi i futbollit Liria është ndarë përfundimisht me trajnerin Klodian Duro.

Prizrenasit nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit shqiptar duke ngecur prapa në garën për t’u rikthyer në Superligë, prandaj edhe kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët me ish-përfaqësuesin shqiptar, të cilin e kanë falënderuar për punën dhe bashkëpunimin.

“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale. FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale. Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, ka njoftuar Liria.

Liria aktualisht është e 10-a në Ligën e Parë me 12 pikë, 8 më pak se lideri Vëllaznimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot deri të premten, qytetarët e Prishtinës janë të…