
Liria prezanton përforcimet
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka prezantuar përforcimet e bëra.
Bëhet fjalë për Martin Kovachev, qendërmbrojtës (Makedonija G.Petrov), Miljan Vlaisavljeviç, mesfushor krahu/sulmues, e Borislav Bladzhiyski, mesfushor. Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji, mesfushori Roni Gashi dhe sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj. Albin Berisha, ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore.
“Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendërsulmues dhe një mbrojtës”, ka thënë kryetari i klubit Qemal Krasniqi.
Nga klubi me marrëveshje janë liruar Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar në FC Prizreni).
Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, kurse në fund të muajit udhëton më Durrës për përgatitje dy javore.
(Epoka e re)