
Liria rikthen Andri Stafan
08 gusht 2025
| 16:05
FC Liria ka njoftuar se e ka rikthyer në radhët e saj, mesfushorin Andri Stafa, një futbollist me përvojë dhe cilësi që tashmë i bashkohet sërish familjes bardhezi.
“Pas një rruge të gjatë dhe të pasur në futbollin shqiptar e kosovar, me fanellat e klubeve si KF Tirana, KS Burreli, KF Llapi, Flamurtari FC dhe KS Besa, Andri vendos të kthehet atje ku ndjen që i përket – në Prizren, te FC Liria. Me njohjen që ka për klubin dhe tifozët tanë të zjarrtë, besojmë se do të jetë një shtyllë kyçe për skuadrën tonë në sezonin e ri. Mirë se u riktheve, Andri!”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.