Liridon Hereqi i AAK-së: Krenar të garoj përkrah Bekë Berishës – njeri i fjalës, veprës dhe guximit

20 korrik 2025 | 22:26

Juristi Liridon Hereqi i është bashkuar ekipit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në garën për Asamblenë komunale të Prishtinës, si pjesë e listës së kandidatit për kryetar të kryeqytetit, Bekë Berisha.

Në njoftimin e tij, Hereqi thekson se synon të jetë zëri i çdo qytetari që kërkon një Prishtinë më të drejtë, më të pastër dhe më të zhvilluar. Ai shprehet krenar që këtë sfidë e ndan me Bekë Berishën, të cilin e vlerëson si njeri të fjalës, veprës dhe guximit – të përkushtuar për ndryshimin që i duhet kryeqytetit.

Postimi i plotë i Liridon Hereqit vijon më poshtë:

Të dashur miq,

Me besim të plotë, përgjegjësi të madhe dhe përkushtim të sinqertë, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale të Prishtinës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Kam vendosur të jem zëri i çdo qytetari që kërkon një qytet më të drejtë, më të pastër, dhe më të zhvilluar!

Krenar që këtë garë e bëjmë bashkë me kandidatin tonë për Kryetar të Prishtinës, z. Bekë Berisha, njeri i fjalës, veprës dhe guximit – i cili e do Prishtinën dhe është i gatshëm t’i prijë ndryshimit që qyteti ka nevojë.

Kërkoj mbështetjen tuaj – për t’u bërë bashkë në këtë rrugëtim drejt angazhimit të sinqertë, guximit politik dhe përfaqësimit të interesit qytetar.

Me respekt,

Liridon Hereqi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin…