
Liridon Leci e nis aventurën si trajner i Lirisë
26 shtator 2025
| 11:36
Klubi i Futbollit Liria ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri, Liridon Lecin, i cili tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës prizrenase.
Leci ka udhëhequr seancën e parë stërvitore me “Bardhezinjtë”, ndërsa nga klubi është bërë e ditur se atij do t’i jepet mbështetje e plotë për të rikthyer rezultatet pozitive dhe për të fuqizuar ekipin në vazhdim të edicionit.