Lirim Kastrati prezantohet te Vllaznia

07 gusht 2025 | 12:30

Klubi i Vllaznisë ka bërë një lëvizje të rëndësishme ne repartin e avancuar, duke siguruar firmën e një futbollisti me eksperiencë. Sulmuesi 26-vjeçar, Lirim Kastrati, i është bashkuar kuqebluve për sezonin në vijim.

Lojtari dikur cilësohej si e ardhmja e sulmit të Kosovës dhe ishte pjesë e skuadrave me emër si Dinamo Zagreb e Legia Varshavë që në moshë të re. Por gjërat nuk shkuan siç pritej dhe futbollisti i cili ka luajtur 17 ndeshje me Kosovën, kaloi në kampionatin hungarez duke mos lënë shenjë e luajtur me rregullsinë që pritej. Ai u transferua te Vllaznia si lojtar i lirë, pasi mbylli kontratën me hungarezët e Videoton.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!”, ka njoftuar klubi shkodran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brad Pitt është parë i mërzitur në xhirimet e projektit…