
Lirim Mehmetaj i reagon Xhafer Tahirit: Kërkove të fotografoheshe me mua, s’kërkova kurrë ndihmë juridike nga ti!
11 shtator 2025
| 22:26
Një debat publik mes ish-kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe gazetarit Lirim Mehmetaj ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke reflektuar tensionet e fushatës zgjedhore në komunë.
Tahiri, në një postim të gjatë, kujtoi një moment të vitit 2024 pranë Pallatit të Drejtësisë, kur tha se i kishte ofruar Mehmetajt ndihmë juridike falas pas një intervistimi në Prokurori. Ai shtoi se ishte i befasuar nga deklaratat e fundit të gazetarit, të cilat i quajti sulme të motivuara politikisht:
“Është e drejtë kushtetuese që secili qytetar zgjedh avokatin e tij. Për Lirimin, më vjen keq që si gazetar keni rënë pre e këtyre strukturave… Ju ftoj të reflektoni dhe të kërkoni falje për deklarimet e pavërteta… lidhen me interesa politike dhe me fushatën për zgjedhjet lokale, vetëm për të mbrojtur pushtetin e oligarkëve në Vushtrri.”
“Kurrë në jetën tënde ti mua asnjë shërbim avokatie nuk ma ke ofruar e as unë s’ta kam kërkuar ndonjë lloj ndihme… Më ke kërkuar të bëjmë fotografi dhe kam pranuar… Nëse ke pranuar të jesh avokat i Faruk Mujkës dhe nuk sheh gjë të keqe, atëherë përse po e trajton si sulm një të vërtetë? Lëri këto metoda se nuk funksionojnë. E ka provuar Vetëvendosja tashmë.”

“Po të mos ngriste aktakuzën Prokuroria as që do të më kujtohej ky detaj… Ose ndoshta po mendon se Prokuroria në koordinim me mua ka vendosur që Faruk Mujkës t’ia ngrit aktakuzën në fushatë vetëm që unë më pas ta shkruaj një status. Hhahahahha.”
Ky shkëmbim i ashpër deklaratash ka ndezur debatin publik në Vushtrri, duke e vendosur çështjen e integritetit të figurave publike dhe raportin mes politikës e medias në qendër të vëmendjes gjatë garës zgjedhore.