
Lirim Mehmetaj: Katër policë të Njësisë Speciale u suspenduan pasi bën shaka me Dimal Bashën
Katër policë të Njësisë Speciale të Kosovës thuhet se janë suspenduar për shkak se të njëjtit kishin bërë shaka me emërimin e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.
Kështu ka raportuar të martën gazetar Lirim Mehmtaj.
Sipas Mehmetajt, Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar me urdhër të ministrit në detyrë të punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.
Ata thuhet se janë suspenduar vetëm për shkak se në një grup të mbyllur mes kolegësh kishin bërë shaka lidhur me emërimin e Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Në reagimin e tij, Mehmetaj ka ngritur edhe disa pyetje lidhur me funksionimin brenda Policisë së Kosovës dhe shtetndërtimit.
“Çfarë skandali…Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën. Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla. Qysh more përjashtohen policët specialë?
A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit. I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?”, thuhet në postimin e tij në Facebook.