
Lirohen aktivistë e AAK-së që vendosën arkivol para Qeverisë
02 mars 2020
| 14:38
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në polici të katër aktivistëve të Aleancës së të Rinjve të AAK-së gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë ku u vendos një arkivol me premtimet e Kurtit.
“Rreth orës 11:30, nga njësite policore të stacionit Qendra, janë shoqëruar katër persona, për një aktivitet që është mbajt sot në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Intervistimi i organizatoreve të aktivitetit dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të Prokurorit te shtetit”, ka njoftuar policia.
Sipas këtij njoftimi është bërë me dije se personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe me pas janë liruar, ndërkohë që arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes.