Lirohen hapësirat e terminalit doganor në Han të Elezit

08 shkurt 2022 | 11:48

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka njoftuar se dje është zhbllokuar rruga nga rrethojat metalike që ishin të vendosura në Terminalin Doganor në Han të Elezit.

Si pasojë e këtyre rrethojave, operatori ekonomik privat me emrin “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallrave, dhe i ka detyruar për vite që transportuesit të paguajnë nga 40 euro për mallra, për një natë.

“Operatori Ekonomik, “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallërave duke i detyruar ata të paguanin dyzet Euro. Me asistencën e Policisë së Kosovës, tashmë kjo rrugë është zhbllokuar, rrjedhimisht transportuesit e mallërave nuk do të paguajnë më dyzet euro, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…