Lirohen nga Dogana pajisjet rezervë të linjave të prodhimit dhe të IT-së

11 prill 16:18

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka prezantuar sot reformat doganore sa i përket lirimit nga Dogana për pajisjet e teknologjisë dhe pajisjet rezervë.

Ai ka thënë se mbi bazën e të gjitha informatave që ka ministria që drejton reforma fiskale kanë dhënë rezultate pozitiv, raporton “Epoka e re”.

“Dua të falënderoj të gjithë stafin qeveritar që kanë përkrahur reformat tona që shkojnë në kuadër të ndërmarrjeve prodhuese për pjesët rezervë që përdorën nga ndërmarrjet prodhuese në vend. Ne i kemi liruar të gjitha pajisjet teknologjike për ndërmarrjet dhe qytetarët. Jemi para përfundimit të draftit edhe për tatimin në fitim dhe të ardhurave personale, kompjuterët, printerët, shtëpizat dhe pajisjet kryesore”, ka deklaruar ministri Hamza.

Lirohen  nga tatimi doganor këto pajisje të teknologjisë  informative;

  • Printerët, skanerët të cilët lidhen me kompjuterë.
  • Të gjitha ngjyrat që lidhen me çipa të ketrigjave.
  • Serverët, shtëpizat etj.
  • Kartelat amë, ram, qendra e procedimit qendror të të dhënave, DD Ram, SD Ram.
  • Të gjitha makinat për zyre apo ato të cilat mund të përdoren në ofrimin e shërbimeve.
  • Furnizuesit me rrymë, invertorët për sistem kompjuterik, modemet, ruterat etj.
  • Altoparlantët për sisteme kompjuterike.
  • Mediumet optike, CD, DVD Softuer, Softuer rrjeti etj.
  • USB, Flash etj.
  • Video digjital kamerat për sisteme kompjuterike.
  • Monitorët monokrom, me ngjyra në forma  LCD, LED OLED etj.
  • Modulet digjitale.
  • Konektorët për fibra optike, kabllo optike etj.
  • Bordet, panele dhe kabinat për të dhëna.
  • Modulet dhe pajisjet për Box Digjital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për statusin e…