Lirohet ish-deputeti Agusholli që u ndalua nga Serbia

26 maj 2025 | 16:50

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ish-deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli është liruar pas ndalimin në Merdare nga autoritetet shtetërore serbe.

“Njoftim për lirimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni. MPJD-ja do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, ka njoftuar MPJD-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka konfirmuar se…