Lirohet në shtëpi foshnja pesëmuajshe e prekur me koronavirus në Kamenicë

07 prill 2020 | 17:32

Foshnja pesëmuajshe e cila ishte infektuar me koronavirus dhe po trajtohej në QKUK është liruar për në shtëpi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kasatrati, përmes një postimi në “Facebook”.

Kastrati po ashtu ka njoftuar se të gjithë prekurit tjerë nga ky virus në Kamenicë janë në gjendje stabile.

Postimi i plotë:

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzaminuesi i njohur mjekësor përkatësisht mjeku i Mjekësisë Ligjore i…