Lirohet nga arresti mësuesi që ushtroi dhunë ndaj nxënësit në Prishtinë
11 shkurt 2026
| 11:56
I është zëvendësuar masa e arrestit mësuesit që ishte përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë për “Klankosova.tv” se mësimdhënësit masa i është zëvendësuar me lajmërim në stacion policor.
Kujtojmë se i dyshuari është arrestuar pas publikimit të një videoje, ku ai shihet duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.
Megjithatë, kolegë të tij nga shkolla “Pavarësia” kanë deklaruar se situata qëndron shumë më ndryshe, pasi siç kanë thënë ata, nxënësi me një grup fëmijësh të tjerë, e kishin sulmuar të parët arsimtarin.



