Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji

08 korrik 2025 | 13:05

Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Vendimi u mor pasi prokurori i çështjes dha pëlqimin për këtë masë, ndërsa shërbimi i provës dhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier paraqitën raporte pozitive në lidhje me sjelljen dhe rrethanat e Salianjit. Kujtojmë se më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg për Salianjin, me akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me denoncimin e bërë ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zyrtarizimit të trajnerit Lubomir Minchev, KB Bora ka bërë…