Lirohet nga burgu ish-pjesëtari i UÇK-së Xhemshit Krasniqi

25 shtator 2020 | 22:15

Ish-pjesëtari i UÇK-së Xhemshit Krasniqi, nga Prizreni është liruar të premten pas 5 vitesh qëndrimi në burg.

Krasniqi që nga vitit 2015 ka qenë i arrestuar, pasi një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, e kishte shpallur fajtor në gusht të vitit 2016 për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai ishte arrestuar në fillim të muajit tetor të vitit 2015.

Ish pjesëtarit të UÇK-së, me rastin e lirimit të tij nga burgu i është bërë një pritje e ngrohtë dhe vëllazërore në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, siç mund të shikoni edhe në foton e bërë publike nga kuvendari i PDK-së, Shkodran Kryeziu./tvprizreni.info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dokumentet që i ka siguruar redaksia e Udhëve, zbardhin dëshminë…