
Lirohet personi që u arrestua para Kuvendit të Kosovës
19 qershor 2025
| 16:47
Është liruar personi që është arrestuar të enjten para Kuvendit të Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Lajmin për “EO” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, pas intervistimit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar një gjobë, me rekomandim të prokurorit të rastit.
“Personi në fjalë pas intervistimit është liruar. Ndaj tij është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmeti.