Lista e Giressit me plotë risi

11 nëntor 2022 | 15:17

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Alain Giresse e ka publikuar të premten listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji.

“Dardanët” më 6 nëntor  përballen me Armeninë, kurse tri ditë më vonë po në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillon përballjen tjetër miqësore me Ishujve Faroe.

Ndryshe nga herët e tjera, Giresse për këto ndeshje ka ftuar emra të rinj, ku nuk mungojnë emrat e lojtarëve nga Superliga e Kosovës. Futbollistët nga kampionati vendor që do të jenë pjesë e Kosovës janë: Ilir Krasniqi (Llapi), Lindon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova nga Ballkani dhe Muharrem Jashari (Drita).

Giresse ka ftuar edhe lojtarë që kanë luajtur më pak, por edhe në ekipet e moshave në të kaluarën si Leard Sadriu, Jetmir Topalli, Valmir Veliu dhe Mirlind Daku. Kosova stërvitjen e parë e zhvillojnë të hënën në orën 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë ka zbuluar disa serra që shfrytëzoheshin për…