Lista grumbulluese e Kosovës U17 në Volejboll për kualifikueset e Evropianit

02 prill 2023 | 15:40

Kombëtarja U17 e Kosovës ka vazhduar me grumbullimet si përgatitje për kualifikueset e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, derisa këtë fundjavë përgatitjet u mbajtën në Gjilan.

Ekipi i trajnerëve ka përcjellur me vëmendje të gjitha përgatitjet dhe ka vendosur për listën përfundimtare të grumbullimit për ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian.

Kujtojmë se Kosova U17 është pjesë e Grupit E të kësaj faze kualifikuese, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estoninë.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e kësaj faze kualifikuese të Evropianit mes datave 21-23 prill, derisa të gjitha ndeshjet zhvillohen në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Gjeni më poshtë listën e plotë të 14 volejbollisteve të grumbulluara për këtë fazë kualifikuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbështetur marshin e sotëm…