
Lista preliminare e bursave Los Anxhelos 2028
27 sportistë do të mbështeten për të ndjekur normën olimpike për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028. Lista preliminare e propozuar nga komisioni i sportit u miratua në mbledhjen e fundit të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
Mbështetja për sportistë bëhet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe direkt nga buxheti i KOK-ut.
Bazuar në të arriturat e sportistëve dhe potencialin e tyre për t’u kualifikuar në LA 28, komisioni ka ndarë sportistët në tri grupe.
Në grupin e parë bëjnë pjesë medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi (xhudo), që do të mbështetet me 1350 dollarë, pasuar nga medalistja olimpike Paris 2024, Laura Fazliu (xhudo) me 1250 dollarë dhe Akil Gjakova (xhudo) e Donjeta Sadiku (boks) me nga 1100 përkatësisht 1000 dollarë.
Grupin e dytë e përbëjnë: Xhudistët Flaka Loxha e Dardan Cena, atleti Muhamet Ramadani, boksieri Bashkim Bajoku, taekwondosti, Bleron Ademi dhe notarja Hana Bejiqi. Të gjithë këta do të mbështeten me nga 600 dollarë.
Në grupin e tretë janë 17 sportistë: Shpetim Bajoku (Boks), Fatjona Kasapi e Shpati Zekaj (Xhudo), Mal Sahiti, Elion Agushi e Jon Gashi (taekwondo), Donat Syla e Taulant Jakupi (Boks), Blin Kuka (Xhudo), Laurinë Gashi (Xhudo), Gresa Bakraqi (atletikë), Leon Thaqi (atletikë), Lonisa Reka (mundje), Nexhat Sahiti e Drilon Ibrahimi (shenjëtari), Albion Ymeri (triatlon) dhe Kaltrina Thaqi (Gjimnastikë), të cilët mbështeten me nga 350 euro. Mbështetja totale brenda një muaji do të jetë 14250, ndërsa në vit 171 mijë.